Propozim ligji për procedurë civile është i pranueshëm, Kuvendi do të organizojë debat publik
- Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve në seancën e sotme mori vendim se Propozim-ligji për procedurë civile është pranuar dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm dhe për organizim të debatit publik.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve në seancën e sotme mori vendim se Propozim-ligji për procedurë civile është pranuar dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm dhe për organizim të debatit publik.
Propozim ligji për procedurë civile, i cili para deputetëve është me flamur evropian, për zëvendësministrin e Drejtësisë, Alen Dereban është një nga ligjet më reformuese në fushën e gjyqësorit.
"Bëhet fjalë për ligj sistemi, i cili drejtpërdrejtë ndikon mbi funksionalizimin e gjyqësorit, sigurisë juridike të qytetarëve dhe besimin e institucioneve. Me miratimin e tij realizojmë edhe një detyrim të rëndësishëm ligjor nga strategjia zhvillimore për gjyqësotr 2024-2028, por edhe nga programi për punë të Qeverisë për vitin 2025, që është pjesë e procesit më të gjerë reformuese, t orientuar drejt krijikmit të gjyqësorit efikas, moder dhe të besueshëm", theksoi Dereban.
Sipas tij, nevoja e miratimit të tij është reale dhe thelbësore.
Risitë kyçe në zgjidhjen ligjore, sqaroi janë sigurimi i mbrojtjes më cilësore juridikie dhe zhvillimit më efikas të procedurës civile dhe avancimein e procedurës për ekspertizë, vendosje të dërgesës së detyrueshme elektronike nga ana e dy palëve, si hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të lëndëve gjyqësore.
Deputetet e opozitës Sonja Mirakovska dhe Jovanka Trençevska theksuan se kjo është një zgjidhje ligjore e zhvilluar në vitin 2021, me përshtatje gjuhësore dhe teknike.
Fronti Evropian, sipas deputetit Sali Murati, do të mbështesë Ligjin për procedurë civile, duke njoftuar se do të ndërhyjë me amendamente për të hequr disa pasaktësi. Ligji, theksoi ai, përmban karakteristika të mira dhe zgjidhje që janë përparim i vërtetë.
Anëtarët e Komisionit vendosën gjithashtu të organizojnë një debat publik. mb/
Foto: printskrin