Promovimi i Odës zvicerane të Maqedonisë së Veriut - SuisÇamMK
- Në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi sot në solemnitet do të promovohet Oda zvicerane e Maqedonisë së Veriut - SuisÇam MK.
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi sot në solemnitet do të promovohet Oda zvicerane e Maqedonisë së Veriut - SuisÇam MK.
Siç është paralajmëruar, në ngjarje do të mbajnë fjalim kryetari i SuisÇam MK, ambasadori i Zvicrës në vend, Kristof Zomer, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Zoran Dimitrovski.
"Ngjarja paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit ekonomik, lidhshmërisë afariste dhe promovimit të vlerave zvicerane në punën afariste në Republikën e Maqedonisë së Veriut", njoftoi SuisÇam MK. sa/
Foto: MIA arkivi