• петок, 15 мај 2026

Prokuroria prezantoi video për performancat e DNK-së dhe momentin e shpërthimit të zjarrit në "Puls"

Prokuroria prezantoi video për performancat e DNK-së dhe momentin e shpërthimit të zjarrit në

Shkup, 13 maj 2026 (MIA) - Prokurori Darko Jakimovski në seancën e sotme vazhdoi me paraqitjen e provave elektronike dhe video që lidhen me performancat e grupit muzikor  DNK, si dhe pamjet e natës kritike kur shpërtheu zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan.

Ai sqaroi se provat janë mbledhur nga rrjetet sociale, postimet mediatike dhe nga video-pamjet e personave të pranishëm. Sipas Prokurorisë, materialet janë relevante për vërtetimin e mënyrës së pjesëmarrjes skenike të grupit, shfrytëzimin e mjeteve piroteknike dhe momentet e drejtpërdrejta para dhe pas shpërthimit të zjarrit.

Jakimovski theksoi se pamjet e videos tregojnë se grupi kishte orar skenik të definuar qartë, sipas të cilit, është përsëritur në disa performanca, ndërsa mjetet piroteknike janë shfrytëzuar edhe në hapësira të mbyllura. Vëmendje e veçantë ishte kushtuar në lëvizjen e anëtarit të vdekur të grupit, Martin Atanasov-Buci.

Prokurori vazhdoi duke treguar video nga vetë nata kritike, ku shihet momenti i aktivizimit të fishekzjarreve dhe fillimi i zjarrit. Në disa nga pamjet shihet edhe dalja nga diskoteka nga ana e jashtme, ku një numër i madh njerëzish bëjnë përpjekje të dalin përmes një dere të vetme.

Jakimovski thekson edhe momentet kur u aktivizuan spërkatësit, si dhe vendndodhja e saktë, ku sipas videove, filloi zjarri. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан