• петок, 17 април 2026

Programe të reja për specializime dhe subspecializime për avancim të sistemit të mbrojtjes shëndetësore

Programe të reja për specializime dhe subspecializime për avancim të sistemit të mbrojtjes shëndetësore

Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Në kuadër të reformës në sistemin e mbrojtjes shëndetësore avancohet një prej segmenteve më të rëndësishme që ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore të cilat i marrin qytetarët, e ai është sistemi i specializimeve dhe subspecializimeve. Këtë sot në konferencë për sshtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili i prezantoi programet e reja për specializime dhe aubspecializime.

"Analizat treguan se kemi specialistë ngushtë të profilizuar me aplikim të kufizuar, përgatitje të pamjaftueshme praktike, posaçërisht në mjekësinë urgjente dhe intensive, si dhe presion serioz ndaj shëndetësisë terciare. Plotësisht, ekziston mossharmonizim me modelet bashkëkohore arismore evropiane. Prandaj fokusin primar të këaj reforme e vendosim në dy sfera kyçe - mjekësinë interne dhe korurgjinë e përgjithshme. Në pjesën e mjekësisë interne vendosism trajnim të përforcuar praktik, posaçërisht në mjekësinë urgjente dhe kujdesin intensiv", tha Aliu.

Potencoi se vendosen trajnime të përforcuara për POCUS - point-of-care ultra zë si shkathtëssi standarde për ssecilin internist, ndërkaq plotësisht definohen intervenimet minimale praktike dhe mundësohet autonomi më e madhe e specialistëve në punën e tyre të përditshme.

"Qëllimi ynë është që procesi arsimor të krojojë internist i cili individualisht mund të menaxhojë me gjendje komplekse dhe urgjente në nivel sekondar, me përgatitje më të gjerë klinike për gjendje lidhur me ssistemet e ndryshme organike. Në pjesën e kirurgjisë së përgjithshme vendosism kurikulum pesëvjeçar, të harmonizuar evropian, me bazë të gjerë kirurgjike për subspecializim të mëtutjeshëm. Qëllimi është të krijojmë kirurg fleksibil dhe funksional, me shkathtësi të zhvilluara dhe njohuri për t'iu përgjigjur nevojave reale të të sëmurëve, poaçërisht në brendësinë e shtetit", theksoi Aliu.

Sipas tij, efektet, të cilat pritet të arrihen për sistemin shëndetësor, janë qasja më e mirë e shërbimit cilësor sshëndetësor, pakësimi i udhëzimeve drejt nivelit terciar, ngritja e sigurisë së pacientëve dhe racionalizimi i resurseve njerëzore.

Ai sqaroi se është paraparë periudhë prej 36 muajve, përkatësisht tre viteve pas specializimit studentët, nga specializimi i vjetër të mund të zhvendosen në programin e ri.

Modeli i ri, theksoi ministri, parassheh programe njëvjeçare për specialistët ekzistues,m përkatësisht përsosjen e tyre, si dhe programe dyvjeçare me sendërtim standard për specializimet e reja.

Për rëndësinë e reformës në arsimin mjekësor, në konferencën për shtyp folën dekanët e fakulteteve të mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe në Shtip, prof.dr. Svetozar Antoviq, prof.dr. Nevzat Elezi dhe prof.dr. Katerina Zllatanovska, is dhe kryetarja e Odës së mjekëve, prof.dr. Kalina Grivçeva-Stardellova. ab/

Foto: МIА

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан