Profesori i denoncuar për ngacmim seksual të një nxënëse është suspenduar dhe ISHA vepron, thotë Janevska
- Profesori nga shkolla e mesme e artit "Lazar Liçenoski", kundër të cilit kishte denoncim për ngacmim seksual të një nxënëse, është suspenduar. Këtë e deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Profesori nga shkolla e mesme e artit "Lazar Liçenoski", kundër të cilit kishte denoncim për ngacmim seksual të një nxënëse, është suspenduar. Këtë e deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
"Inspektorati Shtetëror i Arsimit po ndërmerr masa. Është denoncuar në polici - tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas prezantimit të rezultateve të hulumtimit "Analiza e njohurive financiare në arsimin fillor".
Më 9.3.2026, në orën 17:30, nëpunës policor nga SPB Shkup kanë privuar nga liria një burrë 52-vjeçar nga Shkupi, mësues në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm se në periudhën nga 25.2.2026 deri më 2.3.2026 ka ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare dhe i ka kërkuar asaj të kryejë marrëdhënie seksuale. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një kallëzim përkatës", informuan nga MPB-ja.
Një gjykatës në procedurën paraprake urdhëroi masa paraprake - konfiskim të dokumentit të udhëtimit, ndalesë për aktivitete të caktuara të punës që lidhen me veprën penale dhe ndalesë e afrimit të profesorit nga shkolla e mesme e artit "Lazar Liçenoski", i cili dyshohet për veprën penale ngacmim seksual të nxënëses së tij, informuan nga Gjykata Themelore Penale në Shkup. ls/
Foto: MIA