• недела, 01 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Produktet e kozmetikës dhe lodrat, më të pranishëm në mesin e produkteve të dëmshme në Evropë

Produktet e kozmetikës dhe lodrat, më të pranishëm në mesin e produkteve të dëmshme në Evropë

Bruksel, 16 prill 2025 (MIA) - Komisioni Evropian sot publikoi raportin e tij vjetor në kuadër të Sistemit të paralajmërimit të shpejtë për Produktet e rrezikshme joushqimore "Porta e sigurisë" për vitin 2024 i cili tregon se vitin e kaluar janë regjistruar 4.137 mallra të tilla, që është numri më i lartë nga lansimi i sistemit në vitin 2003.

Gjatë prezantimit të raportit, eurokomisari për Demokraci, Drejtësi, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Majkll Mekgrat theksoi se sistemi "Porta e sigurisë" i mundëson BE-së të përballet shpejt me rreziqet që paraqesin mallrat e rrezikshme.

"Nga viti në vit, Komisioni i forcon dhe i modernizon mjetet e tij për të siguruar që produktet që hyjnë në shtëpitë tona janë të sigurta", tha Mekgrat, duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë me këtë ndjekje me qëllim që të mos lërë "pika të zeza" në mbikëqyrje.

Sipas Raportit, pjesa më e madhe e produkteve të raportuara që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorit ose 36 për qind, bie tek preparatet e kozmetikës, pas çka e ndjekur nga lodrat me 15 për qind, pajisjet elektrike me 10 për qind, mjetet motorike me nëntë për qind dhe produktet kimike me gjashtë për qind.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pothuajse gjysma e produkteve të dëmshme të regjistruara janë gjetur të përmbajnë përbërës kimikë dhe kimikate të rrezikshme, si kadmiumi, nikel dhe plumb në bizhuteri, aromë alergjike në vajra ose kimikate sintetike për zbutës të rrobave.

Në pothuajse 97 për qind nga produktet e kozmetikës të raportuara u zbuluan se përmbajnë butilfenil metilpropione (BMHCA), një aromë sintetike e ndaluar që mund të shkaktojë dëmtim të sistemit riprodhues të njeriut ose acarim të lëkurës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан