• петок, 15 мај 2026

Privohet nga liria shoferi i cili dje me automjet transportues goditi një këmbësor në rrugën Prilep–Gradsko

Privohet nga liria shoferi i cili dje me automjet transportues goditi një këmbësor në rrugën Prilep–Gradsko

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Në NJPB Kavadar u njoftua se në rrugën rajonale Prilep–Gradsko, automjeti transportues „Skania“ me rimorkio me targa të Kavadarit, i drejtuar nga R.J. (45) nga Kavadari, ka goditur këmbësorin K.Gj. (89) nga komuna e Rosomanit. Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Është bërë hetim nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Kavadar, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit, shoferi R.J. është privuar nga liria, ndërkaq pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.  rq/

Foto: MPB

Остани поврзан