• четврток, 19 март 2026

Prezantimi i kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi

Prezantimi i kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi

Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, sot në rend dite është Diskutimi Publik për prezantimin e kandidatëve që përmbushin kushtet sipas Thirrjes për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, i cili zgjidhet nga Kuvendi.

Në thirrje aplikuan dhjetë kandidatë, ndërsa grupi punues i përbërë nga Komisioni ka konstatuar se vetëm gjashtë prej tyre i përmbushin kushtet e parashikuara.

Prezantimet e tyre për anëtar të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi do të kenë  Arber Isaku, jurist i diplomuar me provim të kryer të drejtësisë nga Tetova, Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të kryer të drejtësisë nga fshati Çejle, Gostivar, Sabedin Dauti, jurist i diplomuar me provim të kryer të drejtësisë nga fshati Raven, Gostivar, Fadil Xhelil, magjistër i shkencave juridike me provim të kryer të drejtësisë nga fshati Çegran, Gostivar, Svetlana Popova, magjistër i shkencave juridike me provim të kryer të drejtësisë nga Shtipi dhe Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike me provim të kryer të drejtësisë nga Gradeci, Vrapçishtë. qa/

Foto: Arkivi

Остани поврзан