• сабота, 16 мај 2026

Prezantimi i Analizës për shpenzimet e shërbimeve të specializuara për viktimat e dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje

Prezantimi i Analizës për shpenzimet e shërbimeve të specializuara për viktimat e dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje

Shkup, 8 maj 2026 (MIA) - Prezantimi i gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve nga Analiza për shpenzimet e shërbimeve për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje do të mbahet në Shkup, nën organizim të Rrjetit kombëtarë kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje. 

Analiza, siç sqarohet në njoftim, paraqet rishikimin e parë të sistematizuar të shpenzimeve për krijimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve të specializuara për viktimat, me qëllim që të kontribuojë në përmirësimin e politikave, planifikimin buxhetor dhe mbështetjes institucionale. 

Në këtë ngjarje do të sqarohet pse financimi i shërbimeve të specializuara është një detyrim sistemor dhe jo një shpenzim, cilat janë gjetjet kryesore të analizës, sa kushton krijimi  dhe mirëmbajtja e shërbimeve cilësore për viktimat, cilat janë rekomandimet kryesore për institucionet, si dhe pse financimi i qëndrueshëm është i domosdoshëm për mbrojtjen, rimëkëmbjen dhe riintegrimin e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан