• вторник, 14 април 2026

Prezantim i automjeteve të lehta blinduese "strajker" të blera nga SHBA-ja

Prezantim i automjeteve të lehta blinduese

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes sot në kazermën "Strasho Pinxhur" në lagjen Petrovec të Shkupit do të prezantojë 17 automjete të lehta blinduese "strajker" (stryker), të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç njoftoi Qeveria, auromjetet blinduese "sryker" blihen nga SHBA-ja si pjesë e marrëveshjes për pajisimin e ARM-së me automjete të lehta blinduese.

Në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në realizohen dy marrëveshje në parimin Qeveri-me-Qeveri. Bëhet fjalë për automjetet e lehta blinduese të tipit JLTV dhe STRYKER. Deri në këtë moment kanë arritur të gjithë JLTV - automjete të lehhta  blinduese, gjithsej 96, ndërsa në këtë ngjarje promocohen dërgesa e parë e automjeteve STRYKER, 17 nga 42 të parashikuarat", informojnë nga pres-sjhërbimi qeveritar.

Në prezantim do të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, zëvendës-shefja e Misionit të Ambasadës Amerikane, Nikol Varnes, si dhe komandantët e Komandës së operacioneve dhe Brigadës së parë të këmbësorisë.

Deklaratë për mediat është planifikuar të japë kryeministri Mickoski. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан