Prezantim i automjeteve të lehta blinduese "strajker" të blera nga SHBA-ja
- Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes sot në kazermën "Strasho Pinxhur" në lagjen Petrovec të Shkupit do të prezantojë 17 automjete të lehta blinduese "strajker" (stryker), të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes sot në kazermën "Strasho Pinxhur" në lagjen Petrovec të Shkupit do të prezantojë 17 automjete të lehta blinduese "strajker" (stryker), të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç njoftoi Qeveria, auromjetet blinduese "sryker" blihen nga SHBA-ja si pjesë e marrëveshjes për pajisimin e ARM-së me automjete të lehta blinduese.
Në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në realizohen dy marrëveshje në parimin Qeveri-me-Qeveri. Bëhet fjalë për automjetet e lehta blinduese të tipit JLTV dhe STRYKER. Deri në këtë moment kanë arritur të gjithë JLTV - automjete të lehhta blinduese, gjithsej 96, ndërsa në këtë ngjarje promocohen dërgesa e parë e automjeteve STRYKER, 17 nga 42 të parashikuarat", informojnë nga pres-sjhërbimi qeveritar.
Në prezantim do të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, zëvendës-shefja e Misionit të Ambasadës Amerikane, Nikol Varnes, si dhe komandantët e Komandës së operacioneve dhe Brigadës së parë të këmbësorisë.
Deklaratë për mediat është planifikuar të japë kryeministri Mickoski. mb/
Foto: MIA