• сабота, 16 мај 2026

Prevo: Belgjika është aleate e fuqishme dhe e sigurt në rrugën për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në BE

Prevo: Belgjika është aleate e fuqishme dhe e sigurt në rrugën për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në Belgjikën si aleate të sinqertë, të besueshme, të fuqishme dhe të sigurt në rrugën tuaj për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian, porositi ministri belg i Punëve të Jashtme, Çështje Evropiane dhe bashkëpunim Zhvillimor, Maksim Prevo, në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

"Belgjika vazhdon fuqishëm pa kurfarë hamnedje ta mbështesë rrugën evropiane të vendit tuaj. Jam fuqishëm i bindur se çështjet bilaterale, në asnjë moment nuk duhet ta pengojnë procesin e zgjerimit. Unë edhe më tej do të vazhdoj të angazhohem për përparim të reformave dhe harmonizimit me kriteret e Kopenhagës", porositi Prevo.

Aspekt i rëndësishëm i vizitës sime, theksoi Prevo, është që stabiliteti institucional që e arritët është për t'u përshëdnetur, duke cekur se "Belgjika e inkurajon dialogun konstruktiv politik dhe sundimin e së drejtës", njëkohësisht duke e inkurajuar Qeverinë të vazhdojë në rrugën e reformave, sepse, siç tha, ai është vetëm investim fitues.

Lidhur me Bullgarinë dhe kërkesat nga ana jonë për garanca në rrugën evropiane, Prevo tha se për Belgjikën ekziston një përcaktim i qartë se duhet t'i ofrohet bindje Maqedonisë se nuk do të paraqitet bllokadë apo pengesë tjetër pasi që të bëhen ndryshimet e nevojshme.

"Besoj se të gjitha vendet në BE duhet të gjejnë mënyrë që të shprehet vullneti se këto bindje do të jepen", porositi Prevo.

Ministri belg i Punëve të Jashtme, Prevo, në fillim shprehi kënaqësi që ka mundësi me vizitën e sotme të njohet më mirë me realitetin tonë dhe ta njohë vendin tonë.

Prevo, gjithashtu, e përshëndeti edhe përkushtimin e vendit tonë dhe harmonizimin e vazhdueshëm me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dhe siç tha, "Ju, Timço i dashur, jeni një partner strategjik i sigurt".

Ministri Mucunski, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun belg, Prevo, tha se vizita e tij është e rëndësishme për ne dhe rajonin posaçërisht në kontekst të sfodave serioze gjeostrategjike që ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së Evropës.

Mucunski, shfaqi bindje se me vullnetin e përbashkët politik dhe me mbështetje të fuqishme të komunitetit afarist, mund të hapim fushë të re për këmbim më intensiv ekonomik dhe më shumë investime të drejtpërdrejta. Vizitën, theksoi Mucunski, e ka shfrytëzuar për ta përshëndetur mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore nga Belgjika në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në Bashkimin Evropian.

Mucunski theksoi se e ka informuar Prevon për përparimin e arritur në procesin eurointegrues, si dhe për përkushtimin e fuqishëm, të qartë dhe të pakusht të Qeverisë sonë drejt agjendës refomruese.

Në fillim të takimit, Mucunski, gjithashtu, e përshëdneti edhe solidaritetin pas tragjedisë në Koçan, ku Belgjika mori pjesë me transport dhe mjekim të disa pacientëve tanë. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан