Prestiani: Nuk kam përdorur kurrë fyerje raciste ndaj Vinisiusit
- Lojtari i Benfikës, Xhanluka Prestiani, ka mohuar se ka përdorur fyerje raciste ndaj Vinisius Xhuniorit gjatë ndeshjes kundër Real Madridit mbrëmë në Lisbonë.
Lisbonë, 18 shkurt 2026 (MIA) – Lojtari i Benfikës, Xhanluka Prestiani, ka mohuar se ka përdorur fyerje raciste ndaj Vinisius Xhuniorit gjatë ndeshjes kundër Real Madridit mbrëmë në Lisbonë.
Real Madridi fitoi me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së kampionëve me një gol nga Vinisiusi.
"Dua të sqaroj se nuk kam përdorur kurrë fyerje raciste ndaj Vinisiusit. Fatkeqësisht, ai e keqinterpretoi atë që mendonte se kishte dëgjuar. Nuk kam qenë kurrë racist ndaj askujt dhe më vjen keq për kërcënimet që kam marrë nga lojtarët e Real Madridit", shkroi Prestiani në rrjetet sociale.
Ndeshja u ndërpre pas golit të Vinisiusit në minutën e 50-të për shkak të kinse fyerjeve raciste drejtuar brazilianit. Sipas brazilianit, Prestiani, si dhe tifozët vendas e ofenduan atë duke e quajtur majmun.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet në Madrid më 25 shkurt.
Foto: EPA