• четврток, 19 март 2026

Presidentja Siljanovska Davkova e priti presidentin shqiptar Begaj

Presidentja Siljanovska Davkova e priti presidentin shqiptar Begaj

Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot me nderime shtetërore dhe ushtarake e priti presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Pas pritjes do të vijojë takim tet-a-tet, ndërsa pastaj takim plenar i delegacionit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Presidentët Siljanovska-Davkova dhe Begaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë, do të vendos kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën e "Shën Spas"-it në Shkup.

Sipas agjendës së vizitës zyrtare, presidenti shqiptar do të mbajë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ndërsa pas nënshkrimit në librin e përshtypjeve, ai do të mbajë fjalim para deputetëve. sa/

foto: MIA

 

 

 

 

 

Остани поврзан