Presidenti shqiptar Begaj për vizitë në vend, sot në Komunën e Çairit dhe në Çarshinë e vjetër të Shkupit
- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë vendin sot dhe nesër.
Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë vendin sot dhe nesër.
Begaj do të takohet sot me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ndërsa nesër do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të kreut shtetëror.
Nga Komuna e Çairit, njoftuan se lryetari Mexhiti, në frymën e avancimit të bashkëpunimit institucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, sot do të mirëpresë presidentin e Republikës së Shqipërisë,Bajram Begaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare nëvend.
Pas takimit, delegacioni, i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga Kryetari i Komunës së Çairit, do të zhvendoset te Xhamia Mustafa Pasha. Më pas do të vazhdohet në zonën e Çarshisë së Vjetër, ku do të zhvillohet ecje ceremoniale drejt bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në ora 13:30 do të organizohet vendosja solemne e luleve, e shoqëruar me interpretimin e himnit kombëtar dhe program artistik nga Ansambli Shtetëror. mb/
Foto: MIA