Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Gi Parmelan për vizitë në vend
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do ta presë presidentin e Konferderatës Zvicerane, Gi Parmelan, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do ta presë presidentin e Konferderatës Zvicerane, Gi Parmelan, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.
Presidenti zviceran do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni në Kabinetin presidencial.
Pas pritjes, siç informuan nga Kabineti i presidentes, vijon tet-a-tet takim i presidentëve, e pastaj edhe takim plenar të delegacioneve të dy vendeve.
Pas takimit plenar, Siljanovska-Davkova dhe Parmelan do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. bsh/
Foto: FB i Ambasdës së Zvicrës