• понеделник, 15 декември 2025

Prej sot linjë e re ajrore nga Shkupi për në Pragë e "Uizerit"

Prej sot linjë e re ajrore nga Shkupi për në Pragë e

Shkup, 15 dhjetor 2-25 (MIA) - Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot zyrtarisht do të promovohet fluturimi i parë nga Shkupi deri në Pragë i linjës ajrore "Uizer", me çka kjo kompani në listën e fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit e shton edhe një destinacion.

Linjën e re ajrore që në korrik e paralajmëroi edhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke publikuar se është nënshkruar marrëveshje për destinacione të reja nga Aeroporti i Shkupit - Stokholm - Shkup dhe Madrid - Shkup nga nëntori edhe Bari - Shkup, Këln - Shkup dhe Pragë - Shkup nga dhjetori.

Në ngjarjen sot, sipas paralajmërimeve do të marrin pjesë drejtori i përgjithshëm i "TAV Maqedoni" Nexhat Kurt, ambasadori çek Jarosllav Ludva, menaxheri për komunikime në "Uiz er" Andrash Rado dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан