• сабота, 16 мај 2026

Portali Kombëtar për Shërbime Elektronike uslugi.gov.mk është rikthyer në funksion

Portali Kombëtar për Shërbime Elektronike uslugi.gov.mk është rikthyer në funksion

Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Ministria e Transformit Digjital e informon opinionin se Portali Kombëtar për Shërbime Elektronike uslugi.gov.mk është rikthyer sërish në funksion.

"Me përfundimin e aktiviteteve për ndërhyrje teknike dhe përmirësim të pajisjeve, sërish është mundësuar funksionimi normal i portalit dhe qasja e shërbimeve elektronike për qytetarët", thuhet në njoftim.

Nga Ministria shprehin mirënjoheje ndaj qytetarëve për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë mungesës së përkohshme të shërbimeve dhe, siç thonë ata, "mbeten të përkushtuar për të ofruar shërbime digjitale të sigurta, stabile dhe të qasshme. qa/

Foto: Ministria e Transformimit Digjital

Остани поврзан