Policë dhe zjarrfikës po e gjurmojnë terrenin në Zërnovc ku u gjet trupi i një gruaje në fazë të dekompozimit (FOTO)
- Nëpunës policorë dhe zjarrfikës sot pasdite po e gjurmojnë terrenin rreth kejit në lumin e Zërnovcit ku në vendin e quajtur Gjoshevski në fshatin e Koçanit Zërnovc u gjet trupi i një gruaje në fazë të dekompozimit.
Koçan, 21 mars 2026 (MIA) - Nëpunës policorë dhe zjarrfikës sot pasdite po e gjurmojnë terrenin rreth kejit në lumin e Zërnovcit ku në vendin e quajtur Gjoshevski në fshatin e Koçanit Zërnovc u gjet trupi i një gruaje në fazë të dekompozimit.

Gruaja nuk është identifikuar, ndërsa shkaqet për vdekjen ende nuk janë konstatuar. Trupi do të dërgohet për obduksion, informuan paraprakisht sot nga policia dhe PPRMV.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se sot në SPB Shtip ka pasur paraqitje se rreth orës 10:40 në fshatin Zërnovc në vendin e quajtur Gjoshevski në afërsi të lumit Zërnovc është gjetur një trup njeriu në fazë të dekompozimit. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

PPRMV informoi se prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Koçan po kryen ekspertizë në lokacionin ku është gjetur trupi i gruas. Shkaku nuk është identifikuar. Do të bëhet obduksioni, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konstatuar.


Foto: МIА