• петок, 30 август 2024

Po pastrohen deponitë e egra në komunat Çair dhe Butel

Po pastrohen deponitë e egra në komunat Çair dhe Butel

 Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Ekipet e NP "Higjienës komunale" - Shkup gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar kanë larguar dhe  transportuar përafërsisht 100 metra kub mbeturina nga disa deponi ilegale që ndodhen në komunat Butel dhe Çair në Shkup.

 

Siç njoftojnë nga “Higjiena Komunale” – Shkup, janë larguar rreth 70 metra kub mbeturina nga deponia e gjerë e egër që ndodhet në rrugën “Boca Ivanova”, në stacionin e fundit të autobusit 59, në afërsi të varrezave të qytetit të Butelit.

 Ekipet kanë pastruar edhe në rrugët “Prohor Pçinjski” dhe “Strumiçka” në komunën e Çairit, ku janë larguar 30 metra kub mbeturina të deponuara ilegalisht.

 

Aktivitetet për pastrimin e deponive ilegale në komunën e Butelit dhe Çairit do të vazhdojnë edhe sot. qa/

Foto: NP "Higjiena komunale" - Shkup

 

Остани поврзан