Pinjo: Fon der Lajen po rikuperohet në shtëpinë e saj, nuk ka asgjë jotransparente për gjendjen e saj shëndetësore
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen mirë po rikuperohet nga pneumonia, prej së cilës vuante dhe gjendet në shtëpinë e saj në Hanover, informoi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.
Bruksel, 13 janar 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen mirë po rikuperohet nga pneumonia, prej së cilës vuante dhe gjendet në shtëpinë e saj në Hanover, informoi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.
Ajo kumtoi se Fon der Lajen edhe këtë javë do të mungojë në vendin e saj të punës në Bruksel, për të cilin shkak kërkoi që me mbledhjen e Kolexhit të komisarëve të mërkurën të kryesojë nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrent dhe eurokomisarja për konkurrencë, Tereza Ribera.
Sipas Pinjos, është paraparë që nga java e ardhshme, Fon der Lajen t'u kthehet obligimeve të saj të punës, të marrë pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos dhe të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të janarit në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Eurokomisioni në fillim të muajit kumtoi se Fon der Lajen ka pneumoni dhe se për këtë shkak pas festave të vitit të ri dhe Krishtlindjeve nuk është kthyer në Bruksel, por e ka vazhduar qëndrimin e saj Gjermani. Megjithatë, të premten Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se Fon der Lajen u hospitalizua në spital menjëherë pas Vitit të Ri, ku ka qëndruar një javë. Këtë informatë më vonë e konfirmuan edhe nga Komisioni Evropian.
Në vërejtjet e gazetarëve në brifingun e sotëm të rregullt për jotransparencë të KE-së për gjendjen shëndetësore të Fon der Lajenit, Pinjo deklaroi se nuk ka asgjë jotransparente rreth kësaj çështje, duke potencuar se kanë informuar se kryetarja ka pneumoni të rëndë. se është në Hanover dhe i ka anuluar të gjitha takimet në dy javët e para të janarit.
Zëdhënësja kryesore e KE-së potencoi se Fon der Lajen u hospitalizua më 2 janar në spital, (rreth një javë deri të premten e kaluar), por me këtë rast në asnjë moment nuk është vendosur në respirator për ndihmë gjatë frymëmarrjes dhe se nuk ka qenë në kujdes intensiv, por ka mundur lirisht të kontaktojë me ekipin e saj dhe të pranojë thirrje të rëndësishme në telefon. bsh/
Foto: Skrinshot