Pezullohet stadiumi "Bashkimi" në Kumanovë, është ngritur procedurë disiplinore për incidentin në ndeshjen me Struga Trim Lum
- Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të pezullojë terrenin në stadiumin "Baskimi" në Kumanovë pas incidentit në ndeshjen e djeshme me Struga Trim Lum.
Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të pezullojë terrenin në stadiumin "Baskimi" në Kumanovë pas incidentit në ndeshjen e djeshme me Struga Trim Lum.
Njëkohësisht, kundër KF Bashkimi 1947 Kumanovë dhe personit Burak Hida është ngritur procedurë disiplinore, ndërsa lënda po dorëzohet për procedurë të mëtejshme Komisionit disiplinor të FFM-së.
"Federata e Futbollit e Maqedonisë dënon ashpër të gjitha format e dhunës dhe sjelljes së keqe dhe do të vazhdojë të zbatojë me konsistencë rregulloret me qëllim mbrojtjen e integritetit të garës dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, thuhet në kumtesën e FFM-së.
Incidenti ndodhi pas ndeshjes së xhiros së 28-të të PMFL-së. Përkatësisht, ndërsa delegati dhe ekipi i gjyqtarëve ishin ende në terren, ndodhi një incident në të cilin lojtarët dhe përfaqësuesit e ekipit mysafir u sulmuan nga persona të lidhur me klubin vendas dhe rojet e sigurisë. Në incident përfshihej edhe një person me emrin Burak Hida, i cili nuk u regjistrua në procesverbal, ndërsa i cili sulmoi fizikisht përfaqësuesin e ekipit mysafir, Miftar Shaqirin, duke e goditur me grusht në gjoks, gjë që u pasua nga fyerje verbale dhe sjellje të papërshtatshme ndaj disa anëtarëve të ekipit mysafir.
Incidenti zgjati rreth 10 deri në 15 minuta, pas çka me ndërhyrjen e nënpunësve policorë, delegati dhe katër gjyqtarët u shoqëruan në mënyrë të sigurt në hapësirat zyrtare. Përveç kësaj, delegati kërkoi një prani të përforcuar policore me qëllim që të mund të largohej në mënyrë të sigurt nga stadiumi nga ana e ekipit të mysafirëve. rq/
Foto: FFM