Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një person privohet nga liria
- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot njoftoi se në 24 orët e fundit ka pasur pesë raportime të rasteve për dhunë në familje dhe se një person është privuar nga liria.
Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot njoftoi se në 24 orët e fundit ka pasur pesë raportime të rasteve për dhunë në familje dhe se një person është privuar nga liria.
Dje në orën 16:00 në Manastir, nëpunës policor nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Manastirit arrestuan G.B. (43) nga Manastiri për sulm fizik ndaj nënës së tij.
Rreth orës 11:00 të paradites së djeshme në Stacionin Policor të Kumanovës, një grua 65-vjeçare nga Kumanova ka raportuar se për një periudhë të gjatë kohore djali i saj I.A. (35) është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka keqtrajtuar psiçikisht.
Në orën 10:40 të paradites së djeshme në Departamentin e Punëve të Brendshme të Strugës, një grua 56-vjeçare nga Struga ka raportuar se partneri i saj e kishte dhunuar fizikisht dhe osiçikisht për një periudhë të gjatë kohore, dhe se ai e kishte nxjerrë nga shtëpia gjatë ditës, duke i marrë edhe çelësat e shtëpisë.
Në orën 19:30, në SPB Shkup, një gru 59-të vjeçare ka raportuar se rreth orës 13:00 në zonën e Qendrës ish bashkëshorti i saj L.C. (65), e ka kërcënuar atë dhe djalin e saj.
Mbrëmë 15 minuta pas mesnatës, në SPB Shkup një grua 48-vjeçare ka raportuar se më 15 prill 2026, ish-partneri i saj D.N. (51) kishte bërë kërcënime telefonike ndaj saj, fëmijëve të saj dhe ish partnerit të saj.
Po merren masa për sqarimin e rasteve dhe pasi të dokumentohen plotësisht, ndaj autorëve do të ngrihen akuza përkatëse. sa/
FOTO: Arkivi