Pesë denoncime për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit, dy persona janë privuar nga liria
- - Gjatë 24 orëve të kaluara në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë regjistruar pesë denoncime për dhunë familjare, me çka dy persona janë privuar nga liria, informojnë nga MPB.
Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Gjatë 24 orëve të kaluara në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë regjistruar pesë denoncime për dhunë familjare, me çka dy persona janë privuar nga liria, informojnë nga MPB.
Siç bënë të ditur nga Ministria, dje në orën 15:30 në rrugën "Vëllezërit Gjinoski" në Gostivar, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria A.M. (31) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij, e cila ka denoncuar se në shtëpinë familjare ai e ka sulmuar fizikisht, duke i bërë edhe kërcënime për jetën e saj dhe të personave të saj të afërt.
Në lagjen "Banjeshnicë" në Gostivar mbrëmë në orën 21:10, nëpunës policorë e kanë shoqëruar në stacion policor Gj.Sh. (35) nga Gostivari, duke vepruar sipas ankesës së mëparshme se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij, nëpunësit policorë kanë dalë në vendngjarje, ku ai ka vazhduar të sillet në mënyrë agresive edhe ndaj tyre dhe t’i nënçmojë.
Në Shkup, dje në orën 15:45, një vajzë 19-vjeçare ka denoncuar se më 02.05.2026, në shtëpinë e tyre në zonën e Kisella Vodës, ajo dhe nëna e saj janë sulmuar fizikisht nga babai i saj Z.Gj..
Gjithashtu, dje në orën 14:45 në SPB Shkup, një grua 75-vjeçare ka denoncuar se më 03.05.2026, në shtëpinë e saj në zonën e Kisella Vodës, është sulmuar fizikisht nga djali i saj S.Gj. dhe bashkëshortja e tij, të cilët kanë dëmtuar edhe një pjesë të orendive shtëpiake.
Në SPB Tetovë, dje në orën 07:05, një grua 30-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 06:50 në Tetovë, ish-partneri i saj S.K. nga Shkupi e ka ndjekur dhe e ka shqetësuar.
Nga MPB informojnë se po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj personave të denoncuar do të parashtrohen kallëzime përkatëse. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s