• сабота, 16 мај 2026

Perinski: Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me gjashtë institucione të arsimit të lartë në vend për nevojat e Qendrës së resurseve për mbështetje ndaj komunave

Perinski: Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me gjashtë institucione të arsimit të lartë në vend për nevojat e Qendrës së resurseve për mbështetje ndaj komunave

Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, sot nënshkroi Memorandume bashkëpunimi me gjashtë institucione të arsimit të lartë me [ka vendoset kornizë e re për bashkëpunim institucional midis ministrisë dhe komunitetit akademik.

Në fund të vitit të kaluar, Ministria nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, me profesorët dhe stafin akademik të të cilit është vendosur bashkëpunimi.

Memorandumet kanw pwr qwllim të lidhin ekspertizë akademike dhe potencialin shkencor dhe kërkimor me nevojat reale të komunave, përmes veprimit të përbashkët në fushat që janë në kompetencë të komunave.

"Nënshkrimi i Memorandumeve pwr bashkëpunim inkurajon veprimin e përbashkët në fushat që janë në fokus të Qendrës së resurseve për mbështetjen e komunave dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të komunave", deklaroi Ministri Perinski.

Memorandume bashkëpunimi u nënshkruan me Universitetin "Goce Dellçev" - Shtip, të përfaqësuar nga rektori prof. dr. Dejan Mirakovski, Universiteti i Shkencave dhe Teknologjive të Informacionit "Shën Apostulli Pali", përfaqësuar nga prorektori prof. dr. Atanas Hristov, Universiteti "Shën Kliment i Ohrit" - Manastir, përfaqësuar nga rektori prof. dr. Igor Nedellkovski, Universiteti i Tetovës i përfaqësuar nga rektori prof. dr. Jusuf Zejneli, Universiteti "Nënë Tereza" – Shkup, i përfaqësuar nga Rektori prof.dr. Bekim Fetaji dhe UEJL Tetovw nga Rektori prof.dr. Sadudin Ibraimi.

Kjo iniciativë do të nxisw mbështetjen e ekspertëve për komunat, me qëllim avancimin e zhvillimit lokal dhe përmirësimin e shërbimeve që marrin qytetarët.

Foto: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

 

Тагови

Остани поврзан