• петок, 21 февруари 2025

Pentagoni ua ka ndaluar personave transgjinorë që të kyçen në ushtri

Pentagoni ua ka ndaluar personave transgjinorë që të kyçen në ushtri

Uashington, 11 shkurt 2025 (MIA) - Ushtria amerikane më nuk do të pranojë persona transgjnnorë dhe do të ndalojë ndihmën në procedurat për ndryshim të gjinisë së anëtarëve të tyre, thuhet në letrën e dorëzuar në gjykatë nga ministri i Mbrojtjes, Pit Hegseg.

"Me zbatim të menjëhershëm, vihet në pezullim pranimi i të gjithë personave të rinj me histori të disforisë transgjinore", thuhet në letrën e Hegseg, të parashtruar nga Gjykata Themelore në Uashington. 

"Të gjitha procedurat mjekësore të prenotuara, të planifikuara në lidhje me ndryshimin e gjinisë për anëtarët ushtarakë janë ndërprerë", shtohet në  memorandum.

Sondazhi i Gallup i publikuar të hënën zbuloi se 58 për qind e amerikanëve favorizojnë lirinë e personave transgjinorë për të shërbyer në ushtri, por kjo mbështetje është ulur nga 71 për qind në vitin 2019.

Presidenti Donald Tramp muajin e kaluar nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kritikonte drejtpërdrejt ushtarët transgjinorë, duke thënë se një burrë që identifikohet si grua është "në kundërshtim me përulësinë dhe vetëmohimin që kërkohet nga një ushtar". mb/

Foto: MIA

Остани поврзан