Pentagoni e revidoi politikë mediatike në pajtim me urdhrin gjyqësor, por paralajmëroi ankesë
- Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së kreu revizion të politikës së vet mediatike në pajtim me urdhrin gjyqësor të lëshuar të premten, edhe pse njëkohësisht parashtroi ankesë ndaj vendimit të tillë, konfirmoi sot zëdhënësi i Pentagonit, Shon Parnel.
Uashington, 24 mars 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së kreu revizion të politikës së vet mediatike në pajtim me urdhrin gjyqësor të lëshuar të premten, edhe pse njëkohësisht parashtroi ankesë ndaj vendimit të tillë, konfirmoi sot zëdhënësi i Pentagonit, Shon Parnel.
"Ministria çdoherë i respekton vendimet gjyqësore, por nuk dakordohemi me këtë vendim dhe prandaj e ankimojmë", theksoi Parnel në deklaratën e publikuar në platformën X. Ai shtoi se rregullat e reviduara për njoftim mediatik hyjnë në fuqi menjëherë.
Sipas dispozitave të reja, qasja e të gjithë gazetarëve drejt objektit të Pentagonit do të kërkojë shoqërim të detyrueshëm nga nëpunës të autorizuar të Ministrisë. Plotësisht, zyret e gazetarëve të cilët deri më tani ishin locuar në vetë ndërtesën do të zhvendosen në hapësira të jashtme të cilat së shpejti do të jenë gati për përdorim, ndërsa punonjësve mediatik do t'u jepen edhe kartela të reja për shtyp.
Ky zhvillim i ngjarjeve vjen pasi që gjykatësi federal të premten e bllokoi politikën restriktive për qasje të cilën e propozoi administrata e presidentit Donald Tramp. Rregullativa kontestuese parshihte mundësi që gazetarët të shpallen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare nëse hulumtojnë apo kërkojnë informata për të cilat nuk është dhënë leje zyrtare për publikim. ab/
foto: arkivi