Pengohet sulm terrorist në një konvikt studentor në rajonin e Moskës
- Shërbimi federal ruse për siguri (FSB) ka penguar sulm terrorist ndaj një konvikti studentor të universiteteve ushtarake në rajonin e Moskës dhe arrestoi një pjesëtar të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili, sipas njoftimit, ishte rekrutuar nga shërbimet speciale të Ukrainës dhe po përgatitej të kryente sulmin.

Moskë, 4 prill 2025 (MIA) - Shërbimi federal ruse për siguri (FSB) ka penguar sulm terrorist ndaj një konvikti studentor të universiteteve ushtarake në rajonin e Moskës dhe arrestoi një pjesëtar të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili, sipas njoftimit, ishte rekrutuar nga shërbimet speciale të Ukrainës dhe po përgatitej të kryente sulmin.
"Masat e ndërmarra bënë të mundur ndalimin e një pjesëtari të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, i cili ishte rekrutuar nga shërbimet speciale ukrainase dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e akteve terroriste në konviktin studentor, ku jetojnë kadetë të univeritetit ushtarak", njoftoi FSB-ja.
Sipas hetimeve, personi i arrestuar vazhdimisht ka pasur kontakt me një shtetas ukrainas, i cili e ka mbikëqyrë kryerjen e sulmit. Departamenti kryesor hetimor ushtarak i Komitetit hetimor të Federatës ruse filloi procedurë penale kundër të dyshuarit. qa/bsh/
Foto: arkiv