• четврток, 20 февруари 2025

Pelegrini: Makron e ndan Evropën për çështjen e bisedimeve të paqes për Ukrainën

Pelegrini: Makron e ndan Evropën për çështjen e bisedimeve të paqes për Ukrainën

 Bratislavë, 19 shkurt 2025 (MIA) - Iniciativat e presidentit francez Emanuel Makroni që përfshijnë negociatat e paqes për Ukrainën janë në kundërshtim me atë që thirri Evropa në konferencën e Mynihut, deklaroi sot presidenti sllovak Peter Pelegrini.

 "Evropa, pas deklaratave të ashpra nga SHBA-të, pasi pa se fillimisht do të zhvillohen negociatat e paqes mes SHBA-së dhe Rusisë, edhe pa Ukrainën, ka bërë thirrje për unitet dhe bashkim të forcave në kërkim të një qëndrimi konkret evropian për këtë çështje", tha Pelegrini.

Sipas tij, qasja "e pazakontë" e Makronit është pikërisht e kundërta e atij apeli dhe "ndan" Bashkimin Evropian. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан