• петок, 21 февруари 2025

G20 në Johanesburg: Në fokus Ukraina, Lindja e Afërt dhe reformat globale

G20 në Johanesburg: Në fokus Ukraina, Lindja e Afërt dhe reformat globale

Johanesburg, 20 shkurt 2025 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të grupit G20 sot u mblodhën në Johanesburg, ku do të mbajnë takim dyditor, lajmëroi DPA.

Tema kryesore në agjendë janë konflikti në Lindjen e Afërt dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, vendet në zhvillim, si Republika Jugafrikane, Brazili dhe India janë të fokusuara në çështjet për ristrukturim të institucioneve globale, adaptim ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit më të drejtë ekonomik.

Rusia do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov, prëderisa nga Kina pritet prania e ministrit Vang Ji. Nga SHBA-ja do të marrë pjesë diplomati nga ambasada amerikane, sepse sekretari amerikan i Shtetit, Mark Rubio e anuloi vizitën për shkak të kontestit me Republikën Jugafrikane rreth ligjit për shpronësim të tokës.

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok do të përfaqësohet nga nëpunësi në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme.

G20 bashkon 19 vende, Bashkimi Evropian dhe Unioni Afrikan, duke prezantuar rreth 80 për qind të popullatës botërore dhe mbi 85 për qind të fuqisë ekonomike globale. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан