PE-ja votoi vazhdim të lehtësimeve tregtare për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2030
- Parlamenti evropian sot miratoi propozim për vazhdimin e lehtësimeve tregtare për prodhime të caktuara bujqësore nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2030.
Strasburg, 13 nëntor 2025 (MIA) - Parlamenti evropian sot miratoi propozim për vazhdimin e lehtësimeve tregtare për prodhime të caktuara bujqësore nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2030.
Raporti i raportuesit, Kris van Dajk, i cili propozon ndryshim të rregullativës për masa të jashtëzakonshme tregtare për vendet dhe territoret të cilat marrin pjesë në apo janë të lidhura me Procesin e stabilizimit dhe asociimit, u miratua me 543 vota "për", 72 "kundër" dhe 22 "të përmbajtur".
Rregullativa ekzistuese e PE-së dhe Këshillit të BE-së, e cila vlen deri më 31 dhjetor, i liron frutat dhe perimet e eksportuara nga Shqipëria, BeH-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nga taksat specifike doganore dhe mundëson qasje drejt kuotës tarifore globale për verën me prejardhje nga Ballkani Perëndimor.
Komisioni evropian rekomandon mbështetje të vazhdueshme për ekonomitë e ndjeshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor me vazhdim të zbatimit të Rregullativës për masa të jashtëzakonshme tregtare për vendet dhe territoret të cilat marrin pjesë në apo janë të lidhura me Procesin e stabilizim-asociimit për pesë vite, deri më 41 dhjetor 2030.
Vazhdimi deri në vitin 2030 është propozim që "baraspeshon vazhdimësi, përgjegjësi dhe siguri juridike" dhe u siguron Ballkanit Peërndimor dhe operatorëve ekonomik "qasje të kufizuar drejt tregut themelor, ndërkaq njëherit mirëmban mkeanizma adekuat për kushtëzim", kumtoi ueb-faqja e Parlamentit evropian.
Është shtuar se vazhdimi i këtyre masave është në pajtim me Planin për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili thekson integrim më të afërt të rajonit në tregun e vetëm të BE-së.
Që të kenë dobi nga këto lehtësime, vendet e rajonit duhet ta respektojnë definimin për prodhime me prejardhje, të obligohen të mos i rrisin tarifat apo kufizimet për prodhimet e importuara nga BE-ja dhe të mos "marrin pjesë në shkelje serioze dhe sistematike të të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat themelore të punëtorëve, dhe t'i respektojnë parimet e demokracisë dhe sundimti të së drejtës".
Ato gjithashtu duhet të zbatojnë reforma ekonomike dhe të bashkëpunojnë me vende të tjera, posaçërisht lidhur me vendosjen e zonës rajonale të tregtisë së lirë.
Komisioni evropian mund të propozojë suspendik të plotë apo të pjesërishëm të lehtësimeve tregtare nëse ndonjë vend nuk i përmbushë obligimet e veta.
Këmbimi tregtar mes BE-së dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor ishte mbi 83 miliardë euro në vitin 2024. bashkimi Evropian është partneri kryesor tregtar i rajonit, duke përbërë pothuajse 78 për qind të eksportit të përgjithshëm të rajonit dhe 9 për qind nga importi i tij.
Siç thekson raportuesi Van Dajk në arsyetimin e propozimit, tregtia e përfshirë me këto masa është rritur për mbi 125 për qind prej vitit 2018 deri në vitin 2024, prej 60,5 milionë euro në 137 milionë euro. ab/
foto: МIА arkivi