Patel kërkon Kongresi të hetojë se si janë shpenzuar paratë amerikane në Ukrainë
- Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel, ka kërkuar nga Kongresi që të hetojë se si janë përdorur paratë nga ndihmat të dërguara në Ukrainë.

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) – Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel, ka kërkuar nga Kongresi që të hetojë se si janë përdorur paratë nga ndihmat të dërguara në Ukrainë.
"Kërkova nga Kongresi të hetojë se ku u zhdukën paratë. Populli amerikan meriton një përgjigje, sepse janë paratë tona. Këto janë dollarët e taksapaguesve tanë," theksoi Patel.
Ai kritikoi gjithashtu shumën e ndihmës amerikane për Ukrainën.
“Nuk bëhet fjalë për dërgimin e një miliard dollarësh nga SHBA-ja, ka të bëjë me atë që shuma e dërguar në një vend është njëqind herë më e madhe se një miliard”, tha Patel.
Ai gjithashtu vuri në dyshim besueshmërinë e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, duke përmendur incidentin me raketa në Poloni.
"Zelenski doli në skenën botërore dhe tha se Rusia gjuajti një raketë në Poloni, që do të ishte një akt lufte. Doli se Rusia nuk gjuajti një raketë të tillë", theksoi Patel. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s