• недела, 20 октомври 2024

Pas liberalizimit të vizave për Kosovën, aeroporti i Prishtinës me 11,5 për qind më shumë pasagjerë nga viti i kaluar dhe 74 fluturime në ditë

Pas liberalizimit të vizave për Kosovën, aeroporti i Prishtinës me 11,5 për qind më shumë pasagjerë nga viti i kaluar dhe 74 fluturime në ditë

Prishtinë, 18 tetor 2024 (MIA) - Heqja e vizave për Shengen-zonën për qytetarët e Kosovës e cila ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti, ka ndikuar dukshëm në rritjen e punës së Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, kështu që gjatë nëntë muajve të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i pasagjerëve dhe fluturimeve është rritur me mbi 11 për qind, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Sipas të dhënave të administratës së aeroportit "Adem Jashari" të cilat i publikoi portali "Gazeta ekspres" (gazetaexpress.com), numri i udhëtarëve nga kryeqyteti i Kosovës nga 1 janari deri 30 shtator 2024 kalon tre milionë. 

Arta Mehmeti nga Zyra për media e ANP-së në Prishtinë për portalin tha se në periudhën e përmendur është rritur edhe numri i fluturimeve. Konkretisht, nga fillimi i vitit deri në muajin e kaluar numri është rritur në mbi 20 mijë, ndërsa numri i fluturimeve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte mbi 18 mijë.

Nga ky aeroport, siç njofton Mehmeti, mesatarisht ka 74 fluturime në ditë.

"Deri në shtator të vitit 2023, kemi pasur 18.016 fluturime, ndërsa këtë vit ky numër është rritur në 20,248 fluturime, që paraqet një rritje prej rreth 11%. Sa i përket numrit të udhëtarëve nga 2,639,477 në vitin 2023, kemi arritur në 3,051,957 këtë vit, duke shënuar një rritje prej rreth 11.5%. Këto shifra reflektojnë zhvillimin e vazhdueshëm të kapacitetit tonë dhe interesin e shtuar të udhëtarëve”, deklaroi Mehmeti.

Aktualisht fluturime direkte prej Aeroportit të Prishtinës ka deri në 38 destinacione në 15 shtete, ndërsa në fund të këtij muaji pritet të shtohet edhe një destinacion i ri.

“Këtë vit pritet të shtohet një destinacion i ri. Më 28 tetor do të lëshohet linja e re për në Amsterdam nga kompania "Izi xhet”, deklaroi Mehmeti. qa/

 

Остани поврзан