Partneriteti maqedono-francez dhe perspektiva e BE-së në fokusin e takimit Karapejovski - Le Rigoler
- Koordinatori i grupit parlamentar të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë Tonë, Boban Karapejovski, u takua me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler, dhe këshilltarin e parë, Filip Marsheto.
Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Koordinatori i grupit parlamentar të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë Tonë, Boban Karapejovski, u takua me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler dhe këshilltarin e parë, Filip Marsheto.
Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, ambasadori Le Rigoler dhe këshilltari Marsheto biseduan me Karapejovskin për miqësinë dhe bashkëpunimin shumëvjeçar maqedono-francez, veçanërisht në fushën e kulturës.

Karapejovski e theksoi kontributin e institucioneve arsimore maqedonase në promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze dhe falënderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë nga Franca në fusha të ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror. Ai theksoi prioritetet e ZNAM në Kuvend, angazhimet programore dhe funksionin specifik të partisë dhe grupit parlamentar si pjesë e shumicës qeveritare, ku funksionon edhe si korrektor i qeverisë.
Lidhur me integrimin evropian, u riafirmua mbështetja e Francës në rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Koordinatori i grupit parlamentar të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë Tonë e theksoi qëndrimin e grupit parlamentar dhe angazhimin e fortë për përmbushjen e detyrimeve të agjendës reformuese në këtë proces, si hap vendimtar në anëtarësim. mb/
Foto: Kuvend