Parisi zyrtar: Marrëveshja paqesore duhet të garantojë integritetin territorial të Ukrainës
- Çdo marrëveshje paqesore mes Rusisë dhe Ukrainës duhet ta garantojë integritetin territorial të Ukrainës, njoftoi sot Pallati i Eliseut.

Paris, 23 prill 2025 (MIA) - Çdo marrëveshje paqesore mes Rusisë dhe Ukrainës duhet ta garantojë integritetin territorial të Ukrainës, njoftoi sot Pallati i Eliseut.
"Integriteti territorial i Ukrainës dhe synimet e saj evropiane janë kërkesa të fuqishme të evropianëve", deklaruan nga kabineti i presidentit francez, Emanuel Makron, si reagim të deklaratës së nënpresidentit amerikan, Xhej Di Vens se "të dy palët do të duhet të heqin dorë nga një pjesë e territoreve, të cilat në këtë moment i kontrollojnë". bsh/
Foto: MIA arkiv