Paga mesatare neto në shkurt është 46.159 denarë
- Paga mesatare mujore neto për të punësuar gjatë muajit shkurt të vitit 2026, është 46 159 denarë dhe krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025 është më e lartë për 7.2%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Shkup, 22 prill 2026 (MIA)- Paga mesatare mujore neto për të punësuar gjatë muajit shkurt të vitit 2026, është 46 159 denarë dhe krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025 është më e lartë për 7.2%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbeshtetëse për 12.3 %, Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 10.6 % dhe Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave për 9.4 %.
Rënie e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi për 5.7 %, Veprimtaritë të tjera shërbimi për 5.0 % dhe Arte, argëtim dhe rekreacion për 4.6%.
Foto: arkivi i MIA-s