Pa ujë një pjesë e Karposhit dhe Çairit
- Për shkak të punimeve teknike, disa rrugë në Çair dhe një pjesë e bulevardit "Aradhat partizane" sot do të jenë pa ujë, kumtuan nga "NP Ujësjellës dhe Kanalizim - Shkup.
Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Për shkak të punimeve teknike, disa rrugë në Çair dhe një pjesë e bulevardit "Aradhat partizane" sot do të jenë pa ujë, kumtuan nga "NP Ujësjellës dhe Kanalizim - Shkup.
Ndërprerja e një pjese të bulevardit "Aradhat partizane" është për shkak të një ndryshimi e valvulave në bulevardin "Aradhat partizane" nr. 48a dhe do të zgjasë prej orës 9 e mëngjesit deri në përfundimin e aktiviteteve.
Për shkak të ndërrimit të valvulave në rrugën Kosta Arasheviq pn (te SHF "Hasan Prishtina"), furnizimi me ujë do të ndërpritet për përdoruesit në rrugët Kosta Abrasheviq, Pançe Nedellkovski, Kemal Ataturk, rrugën 5 Maj dhe bulevardin Cvetan Dimov në Çair, gjithashtu, nga ora 9 e mëngjesit deri në përfundim të aktiviteteve. rq/
Foto: arkivi i MIA-s