Pa rrymë një pjesë e komunave Butel, Çair, Shuto Orizare, Aerodrom, Qendër, Gazi Babë dhe Karposh
- Për shkak të punëve në rrjetin elektroshpërndarës sot nga ora 04:00 deri në 08:00, pa energji elektrike mbetën shfrytëzuesit e lagjeve të Shkupit: Butel dhe Veri në komunën e Butelit, Fushë Tophanë dhe një pjesë e Çairit në komunën e Çairit dhe Shuto Orizarja dhe Vizbegu në komunën e Shuto Orizares.
Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Për shkak të punëve në rrjetin elektroshpërndarës sot nga ora 04:00 deri në 08:00, pa energji elektrike mbetën shfrytëzuesit e lagjeve të Shkupit: Butel dhe Veri në komunën e Butelit, Fushë Tophanë dhe një pjesë e Çairit në komunën e Çairit dhe Shuto Orizarja dhe Vizbegu në komunën e Shuto Orizares.
QRMK-Shkup njoftoi se sot nga ora 07:30 deri në 15;30 nuk do të kenë energji elektrike shfrytëzuesit e bul. "Mitropolit Teodosij Gologanov", numrat nga 49 deri në 53, si dhe objektet në rrethinën e Poliklinikës-Idadija në komunën Qendër, nga ora 08: deri në 16:00 rr. "Todor Çangov", nënrrugët nr. 10, 15 dhe 18 në komunën Aerodrom, nga ora 09:00 deri në 13:00, një pjesë e rr. "Finska" në komunën e Gazi Babës, ndërsa nga ora 11:00 deri në 14:00, shfrytëzuesit e rr. "Kragujevaçka" nr. 9 në komunën Karposh. sa/
foto: MIA arkivi