• сабота, 05 октомври 2024

Për disa orë në BeH janë mbledhur 170.00 MK nga aksioni për të pësuarit, Kroacia dhe Serbia ofrojnë ndihmë për BeH-në

Për disa orë në BeH janë mbledhur 170.00 MK nga aksioni për të pësuarit, Kroacia dhe Serbia ofrojnë ndihmë për BeH-në

Sarajevë, 4 tetor 2024 (MIA) - Pasi që disa komuna në Bosnjë e Hercegovinë u kapluan nga vërshimet, shoqata Pomozi.ba filloi aksion për mbledhjen e parave, të cilat drejtpërdrejtë do të shkojnë si ndihma për ato rajone dhe për vetëm disa orë u grumbulluan mbi 170.000 KM, lajmëruan mediumet sarajevase. Aksioni akoma vazhdon, dhe pjesa më e madhe e donacioneve erdhën me paraqitje në numrin 17039, si dhe drejtpërdrejtë në ueb-faqen ku ka edhe informata për atë se si të dhurohet nga jashtë vendit.

Sot në mëngjes vërshime katastrofike e kapluan një pjesë të madhe të Bosnjë e Hercegovinës. Sipas informatave më të reja, numri i viktimave është së paku 20, ndërsa gjurmimi për personat e zhdukur akoma po zgjatë. Më të goditura janë komunat Kiseljak, Fojnica, Jabllanica, Konjiq dhe Kresheva.

Kroacia i ofroi ndihmë Bosnjë e Hercegovinës pasi që vendi fqinj u kaplua nga vërshimet katastrofike, kumtoi qeveria në Zagreb. Kryeministri Andrej Plenkoviq e kontaktoi kolegen e tij Borjana Krishto dhe shprehi ngushëllime dhe ofroi ndihmë për sanimin e pasojave nga katastrofa natyrore.

Qeveria kroate menjëherë do të reagojë dhe do ta sigurojë tërë mbështetjen e domosdoshme sapo autoritetet boshnjake t'i definojnë nevojat konrkete dhe do të dërgojnë kërkesë zyrtare për ndihmë, ceket në kumtesë.

Kroacia është e gatshme të veprojë përmes mbrojtjes civile, brigadave zjarrfikëse, ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes dhe përmes Kryqit të Kuq kroat, varësisht nga forma e ndihmës që e kërkojnë autoritetet e BeH-së.

Serbia është e gatshme në çfarëdo lloj mënyre ta ndihmojë popullatën e rrezikuar nga vërshimet në Bosnjë e hercegovinë, deklaroi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave. Vuçiq deklaroi para gazetarëve se Serbia është e gatshme të ndihmojë me helikopterë, barka, si dhe me të gjitha format e tjera të mbështetjes dhe ndihmës financiare. ab/

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан