• петок, 08 ноември 2024

Në BeH vazhdon kërkimi për personat e zhdukur në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Jabllanicë, deir më tani të paktën 20 të vdekur

Në BeH vazhdon kërkimi për personat e zhdukur në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Jabllanicë, deir më tani të paktën 20 të vdekur

Sarajevë, 5 tetor 2024 (MIA) - Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Kreshevë dhe Fojnicë në Bosnjë e Hercegovinë.

Administrata Federale e Mbrojtjes Civile ka sistemuar ekipe në vendet ku supozohet se ka persona të zhdukur.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga vërshimet - 17 në Jabllanicë dhe tre në Fojnicë.

Nuk dihet numri i përgjithshëm i viktimave, por sipas informacioneve jozyrtare ka dhjetëra të lënduar, të zhdukur dhe të vdekur, transmeton portali Kliks.

Shumë shtëpi janë bllokuar, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë mbërritur edhe makineri shtesë.

Aktualisht është duke u zhvilluar mbledhja e shtabit të krizës për koordinimin e aktiviteteve të shpëtimit dhe pas saj duhet të mësohen informacione më të detajuara për situatën në terren.

Situata më e rëndë është në Jabllanicë të Poshtme, ku dyshohet se gurthyesi ka shkaktuar tragjedinë në vendbanimin i cili është tërësisht i mbuluar me mbeturina graniti. mb/

Foto: Skrinshot

Тагови

Остани поврзан