• недела, 20 октомври 2024

Ostin: Vdekja e Sinvar është një mundësi për armëpushim të përhershëm në Gazë

Ostin: Vdekja e Sinvar është një mundësi për armëpushim të përhershëm në Gazë

Uashington, 18 tetor 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, pas lajmit se Izraeli ka vrarë liderin e Hamasit, Jahja Sinvar, deklaroi se vdekja e tij është një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur një armëpushim përhershëm në Gazë.

"Vdekja e Sinvar është një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për t'i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme, tha Ostin, duke shtuar se kjo gjithashtu mundëson ndihmën e menjëhershme humanitare për popullin e Gazës.

Duke konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për "të drejtën për vetëmbrojtje" të Izraelit, Ostin tha se forcat e vendosura në Lindjen e Afërt janë gati të mbrojnë Izraelin dhe të zvogëlojnë rrezikun e një lufte gjithëpërfshirëse në rajon.

Ostin deklaroi se do të vazhdojë të promovojë diplomacinë për t'i dhënë fund konfliktit në Gazë dhe Liban. ls/

 

 

Остани поврзан