• четврток, 25 декември 2025

Orce Gjorgjievski do të vazhdojë ta udhëheqë BNJVL-në, nënkryetarët e tij Goran Gerasimovski dhe Izet Mexhiti

Orce Gjorgjievski do të vazhdojë ta udhëheqë BNJVL-në, nënkryetarët e tij Goran Gerasimovski dhe Izet Mexhiti

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Në katër vitet e ardhshme kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski do ta udhëheqë Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJV), si kryetarë. Nënkryetarët e tij janë kryetarët e komunave Qendër dhe të Çairit, Goran Gerasimovski dhe Izet Mexhiti. Ky vendim është miratuar në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të përgjithshëm të BNJVL-së. 

Kryetari i Komunës së Prilepit, Dejan Prodanoski është zgjedhur kryetari i Bordit mbikqyrës të BNJVL-së.  

"Nga ana e kolegëve kryetarë komunash më është dhënë mbështetje dhe besim unanim që të vazhdoj ta udhëheq BNJVL-në si kryetar në periudhën e ardhshme. Shpresoj se do të kemi shumë çështje dhe situata që do t’i tejkalojmë së bashku. Në të kaluarën kemi pasur vështirësi të caktuara me të cilat jemi përballur, kemi pasur kriza të caktuara që i kemi zgjidhur së bashku. Do të vazhdojmë të funksionojmë të bashkuar, pa lejuar që politika të ndërhyjë në këto procese dhe në veprimtarinë tonë, me qëllim përmirësimin e gjendjes në komunat, rritjen e decentralizimit, veçanërisht të decentralizimit fiskal të komunave", deklaroi Gjorgjievski.

Ai informoi se ka biseduar me kolegët dhe mbetet angazhimi i tyre në vitin 2026 - komunat të marrin polici komunale.

Ai i falenderoi kolegët për besimin dhe mundësinë e dhënë. "Tani kam të gjithë mandatin, për dallim nga e kaluara kur kisha po thuajse gjysmë mandati për ta udhëhequr BNJVL-në", shtoi Gjorgjievski. qa/ 

Фото и видео: МИА 

Остани поврзан