• петок, 20 февруари 2026

Orban e porositi Zelenskin: Hungaria nuk do të lejojë të jetë e frikësuar

Orban e porositi Zelenskin: Hungaria nuk do të lejojë të jetë e frikësuar

Budapest, 25 janar 2026 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban sot e porositi presidentin ukrainas, VOlodimir Zelenski se Hungaria nuk do të frikësohet.

"Hungaria nuk do të frikësohet. Presidentët vijnë e shkojnë, fyerjet personale mund të ndodhin, por dinjiteti i Hungarisë është diçka për të cilin nuk mund të negociohet. Presidenti ukrainas Zelenski duhet ta mbajë mend këtë", tha Orban në një postim në rrjetin social X.

Kryeministri hungarez paraprakisht të enjten kritikoi Zelenskin për fjalimin e tij në Forumin ekonomik botëror në Davos, në të cilin, sipas raportimeve nga Budapesti, ai "sulmoi përsëri qeverinë hungareze dhe atë personalisht".

"Zelensky thotë se mbështetja e dërguar Ukrainës është e pamjaftueshme, armët janë të pamjaftueshme dhe se vendosmëria e Evropës është e pamjaftueshme. Nuk duhej ta prisnim gjatë përgjigjen nga Brukseli. Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla von der Lajen, paraqiti një udhërrëfyes për zhvillimin e Ukrainës. Në të, Brukseli pranoi çdo kërkesë të Ukrainës - 800 miliardë dollarë për Ukrainën, përshpejtim të anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 dhe mbështetje të mëtejshme deri në vitin 2040", tha Orbán. 

Ai tha se Zelenski "gaboi gjithçka", por se Brukseli është "i gatshëm të paguajë". 

"Dhe do të themi disa fjalë për këtë. Vjen një peticion kombëtar, me të cilin mund t’i dërgojmë porosi të qartë Brukselit: nuk do të paguajmë", përfundoi Orban. ab/ 
 

Foto: Х

Остани поврзан