Orban: Brukseli vazhdon ta ndalojë importin e produkteve energjetike ruse nga viti 2027
- – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi sot se, edhe pse Hungaria siguroi lirim nga sanksionet amerikane, Brukseli ende e ndalon importin e produkteve energjetike ruse nga viti 2027.
Budapest, 11 nëntor 2025 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi sot se, edhe pse Hungaria siguroi lirim nga sanksionet amerikane, Brukseli ende e ndalon importin e produkteve energjetike ruse nga viti 2027.
“Ata duan ta vazhdojnë luftën dhe sanksionet”, bëri të ditur Orbani në një publikim në Fejsbuk, raporton MTI.
Kryeministri hungarez vlerësoi se “njerëzit në Bruksel ndërmorën masa të shpejta”.
“Ata deklaruan se Hungaria është liruar nga sanksionet amerikane, por se, megjithatë, do ta ndalojnë importin e produkteve energjetike ruse në Evropë nga viti 2027”, tha Orbani.
Ai shtoi se është e qartë se nga marrëveshjet e Hungarisë me presidentin amerikan Donald Tramp për lirimin nga sanksionet amerikane për import të produkteve energjetike ruse “kanë dobi të gjithë hungarezët”.

“Ne kemi mbrojtur uljen e faturave të shërbimeve komunale, nuk kemi lejuar që çmimet e gazit të rriten dhe kemi hapur perspektiva të reja për ekonominë hungareze”, përfundoi Orban, i cili vizitoi Uashingtonin në fund të javës së kaluar. fc/
Foto: FB i Orbanit