• петок, 16 јануари 2026

Oner Jakuposki edhe zyrtarisht kryetar i Komunës Mavrovë dhe Rostushë

Oner Jakuposki edhe zyrtarisht kryetar i Komunës Mavrovë dhe Rostushë

Dibër, 15 janar 2026 (MIA) – Me ceremoni rasti sot Oner Jakuposki zyrtarisht e mori vërtetimin për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, informuan nga komuna. 

Vërtetimi për zgjedhjen kryetar komune iu dorëzua nga ana e Rexhep Agait, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor. 

“Me këtë akt, edhe zyrtarisht konfirmohet vullneti në zgjedhje i qytetarëve dhe fillon mandati i ri për drejtim me komunën”, bëjnë të ditur nga Komuna. 

Gjatë pranimit të vërtetimit, kryetari Jakuposki theksoi se ky është nder i madh, por përgjegjësi edhe më e madhe para të gjithë banorëve të Mavrovës dhe Rostushës, duke paralajmëruar përkushtim në punë për të ardhme më të mirë të të gjithë banorëve në komunë.

Kryetar u zgjodh në zgjedhjet e përsëritura të mbajtura të dielën, më 11 janar. Nga 27 nëntori me vendim të qeverisë u emërua si i besuar me kompetenca të kryetarit të komunës. fc/

Foto: Komuna Mavrovë Rostushë

 

 

Остани поврзан