• недела, 07 јули 2024

Oliver Millanov e ka ndërmarrë funksionin e drejtorit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari

Oliver Millanov e ka ndërmarrë funksionin e drejtorit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Përmirësim të cilësisë së shërbimeve në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, përforcimi i kontrolleve inspektuese në pjesën e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, mbrojtja shëndetësore e kafshëve, mirëqenia e tyre dhe shëndeti publik veterinar, paralajmëron drejtori i ri i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Millanov. 

Siç kumtojnë sot nga AUV, Millanov në takim me ish drejtorin e Agjencisë, Nikollçe Babovski ka theksuar se transformimi digjital i institucionit do të jetë në fokus të udhëheqjes së tij me AUV. Qëllimi është të sigurohet komunikim më i mirë, por edhe siguri informacioni, transparencë dhe llogaridhënie, me çka, siç potencon ai, do të rritet besimi i qytetarëve në Agjencinë për ushqim dhe veterinari.

"Si person i parë i Agjencisë, do ta intensifikoj bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, në radhë të parë me ato në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së kafshëve dhe mirëqenies së kafshëve, por edhe me të tjerët, me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, me mediat dhe me publikun tjetër, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të institucionit në interes të qytetarëve, biznesit dhe sektorit joqeveritar", theksoi Millanov.

Babovski e ka njohur Millanovin me aktivitetet aktuale në AUV-së dhe i uroi suksese në punën e tij si udhëheqës i Agjencisë për ushqim dhe veterinari. rq/bsh/

Fotografia: AUV

Остани поврзан