• сабота, 16 мај 2026

Oda turistike e LOEM kërkon anulim të zbatimit të sistemit EES në kufijtë grekë për shtetasit e RMV-së në sezonin veror

Oda turistike e LOEM kërkon anulim të zbatimit të sistemit EES në kufijtë grekë për shtetasit e RMV-së në sezonin veror

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Oda Ekonomike pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM), ka dërguar kërkesë zyrtare deri në Ministrinë e Turizmit të Republikës së Greqisë për anulim të përkohshëm të zbatimit të sistemit të ri Entry/Exit System (ЕЕС) në vendkalimin kufitar për shtetasit e RMV-së në periudhën nga 1 qershori deri më 1 shtator të vitit 2026.

Nisma vjen pas reagimeve dhe indikacioneve nga sektori turistik në vend, i cili paralajmëron se zbatimi eventual i sistemit në fluksin e sezonin turistik veror mund të shkaktojë ngecje të rëndësishme në pikat kufitare me pritje prej disa orëve. Kjo, siç theksojnë punëtorët turistikë, do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj cilësisë së përvojës turisttike, por edhe mund të rezultojë me anulim të aranzhmaneve trashmë të prenotuara për pushim veror në Greqi.

Граничниот премин Богородица од денеска официјално е отворен само за транзит  на странци со што е забележано поголемо присуство на возила кои без проблем ја минуваат нашата граница, но се вра

"Greqia tradicionalisht është destinacioni më i rëndësishëm turistik për qytetarët e Maqedonisë dhe qarkullimi i pandërprerë e udhëtarëve është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit dhe zhvillimit të industrisë turistike. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim dhe shqyrtim të mundësisë së shtyrjes së përkohshme të zbatimit të sistemit gjatë periudhës më të ngarkuar", thekson Oda e Turizmit pranë LOEM-së.

Ata theksojnë se iniciativa synon ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mbështetjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e turizmit, i cili është një segment i rëndësishëm për ekonominë rajonale.

Oda e Turizmit pret një përgjigje pozitive nga institucionet greke në mënyrë që të sigurohet lëvizja e pandërprerë e turistëve dhe zbatimi me sukses i sezonit të ardhshëm veror.

Задолжителен документ за Ковид-19, пополнет PLF формулар и задолжително тестирање при влезот во земјата, за оние кои патуваат со негативен тест, и понатаму се предусловите за патување во Грци

Lirim nga kontrollet EES gjatë pushimeve verore në Greqi kërkoi edhe Shoqata Nacionale e Agjencive Turistike të Serbisë (JUTA).  Më shumë se një milionë turistë serb, të cilët çdo verë shkojnë për pushime në Greqi, shpresojnë se do t'i evitojnë radhët në pikat kufitare. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан