• сабота, 19 октомври 2024

OBSH-ja bëri thirrje për veprim urgjent pas rastit të konfirmuar të parë të kolerës në Liban

OBSH-ja bëri thirrje për veprim urgjent pas rastit të konfirmuar të parë të kolerës në Liban

Gjenevë, 18 tetor 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar nga rasti i parë i konfirmuar i kolerës në Liban pas shpërthimit të krizës aktuale dhe njoftoi se urgjentisht është duke punuar në parandalimin e një epidemie më të madhe. 

Autoritetet shëndetësore libaneze këtë javë e konfirmuar rastin e parë të kolerës në kushte të eskalimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, të mbështetur nga Irani. 

Kolera është sëmundje ngjitëse e përcjellur me diare dhe të vjellura dhe përhapet përmes ndotjes së ujit, për shembull kur furnizimet me ujë janë të ndotura me fekale. Rreziku nga paraqitja çdoherë ekziston kur shumë njerëz duhet të jetojnë së bashku në kushte jo të mira higjienike. 

Në Liban më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur për shkak të sulmeve izraelite në luftën kundër Hezbollahut. Shumë persona jetojnë në kushte të papërshtatshme në strehimore ose jashtë dhe nuk kanë qasje deri te uji i pastër. qa/bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан