• четврток, 20 февруари 2025

OBSH: Vaksinimi masiv i fëmijëve në Gaza kundër paralizës së fëmijëve do të vazhdojë të shtunën

OBSH: Vaksinimi masiv i fëmijëve në Gaza kundër paralizës së fëmijëve do të vazhdojë të shtunën

Gjenevë, 19 shkurt 2025 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot publikoi se të shtunën do të vazhdojë fushata masive për vaksinim kundër paralizës së fëmijëve në Rripin e Gazës, me qëllim që të vaksinohen më shumë se gjysmë milionë fëmijë.

"Mjedisi aktual në Gaza, duke përfshirë mbipopullimin në strehimore dhe infrastrukturën e dëmtuar rëndë të ujit, kanalizimeve dhe higjienës, e cila lehtëson transmetimin fekalo-oral, krijon kushte ideale për përhapjen e mëtejshme të poliovirusit", tha OBSH në një deklaratë.

Shtohet se lëvizjet e mëdha të popullatës për shkak të armëpushimit të tanishëm me siguri do ta përkeqësojnë përhapjen e infeksionit me poliovirus.

Paraliza e fëmijëve është një sëmundje infektive ngjitëse e cila fillimisht i godet fëmijët e moshës nën pesë vjet dhe mund të shkaktojë paralizë të pakthyeshme të ekstremiteteve.

Virusi, i kategorizuar si tipi një, tipi dy dhe tre, përhapet përmes ujit ose ushqimit të kontaminuar dhe e sulmon sistemin nervor. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан