Nëntë shoferë janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, të gjithë pa patentë shoferi
- Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, ndërsa të gjithë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, ndërsa të gjithë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Katër shoferë në Shkup, dy në Strugë, dy në Manastir dhe një në Prilep kanë drejtuar automjete pa leje përkatëse për patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
Nga policia bëjnë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloreve e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e kaluar provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar ndalimi për drejtim automjeti ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt. mb/
Foto: MPB